Barca e rimerr pozitën e parë (Video)

Barcelona ka mposhtur Granadan me rezultat 4:0 në ndeshjen që u zhvillua në “Camp Nou”, kjo ndeshje ishte e veçantë për Arda Turanin e Aleix Vidal të cilët debutuan me fanellën e Barcelonën në La Liga, teksa ishte ndeshja e dytë për ta duke e llogaritur edhe atë ndaj Espanyol në “Copa Del Rey”.

Në këtë ndeshje shkëlqeu Lionel Messi i cili realizoi het-trik duke quar në nëntë numrin e golave në La Liga për këtë edicion, derisa golin tjetër e shënoi Neymar.

Messi shënoi dy gola në pjesën e parë, derisa të tretin realizoi në pjesën e dytë teksa Neymar shenoi golin përfundimtar në minutën e 83’të.

Kjo fitore e rendit Barcelonën në pozitën e parë në La Liga me 42 pikë, një më shumë se Atletico që të dielën përballet me Celta Vigon. Kujtojmë se Barcelona ka gjithashtu një ndeshje më pak të zhvilluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button