Site icon PORTALB

Shpend Ahmeti: Një numër shumë i vogël eskaloi, protesta ishte madhështore

Protesta e opozitës në Prishtinë

“Qytetarëve nuk ju shihej fundi sot në protestë. Ky ishte mesazhi kryesor dhe më i fuqishëm ndaj qeverisë e cila po mendon se ka legjitimitet për të vazhduar. Numri i qytetarëve ishte madhështor dhe mua nuk më kujtohet ndonjë tubim më i madh. Është e qartë që kjo qeveri duhet të shkojë.

Gjatë fjalimeve të fundit individë filluan të gjuajnë gjësende në oborrin e Qeverisë. Përkundër thirrjeve të kryetarit të VV që protesta të përfundojë në mënyrë paqësore dhe tentativave te Fisnikut e Rexhepit për ti qetësuar, një numër shumë i vogël eskaluan dhe titujt e portaleve u vërshuan.

Për mua protesta ishte madhështore. Qytetarët u përgjigjen masivisht. Disponimi ishte madhështor. Disa individë nuk do të ma prishin këtë ndjenjë. Për mua protesta përfundoi kur përfunduan fjalimet”, thotë Shpend Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.

 

Exit mobile version