Site icon PORTALB

Ademi: Udhëheqësia e USHT-së ka qenë e njoftuar për heqjen e epitetit ‘shtetëror’

Abdylaqim Ademi,

Heqja e epitetit ‘Shtetëror’, të USHT-së, është bërë në koordinim dhe me kërkesë të organeve të kërtij institucioni arsimorë, kështu ka deklaruar sot ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi, transmeton Alsat M.

Sipas tij rreth 700 studentët e shkencave të zbatuara dhe profesorët e tyre do vazhdojnë të jenë pjesë e USHT-së deri në diplomim. Ndërkohë sa i përket vendimit për bartjen e fakultetit të shkencave të zbatuara nga USHT-ja në Universitetin Nënë Tereza në Shkup, Ademi pohon se janë respektuar të gjitha normat ligjore dhe kjo punë është bërë në njoftim dhe në koordinim edhe me udhëheqësin e USHT-së.

Exit mobile version