Site icon PORTALB

Meksikë, momenti i arrestimit të bosit të drogës “El Chapo” nga policia (VIDEO)

El Chapo

Këto janë pamjet e publikuara nga mediat ndërkombëtare rreth arrestimit të bosit më të rrezikshëm të drogës të njohur si “El Chapo”.

Mediat bëjnë të ditur se në momentin e ndalimit Hoakim Guzman Loera ka thënë: “Jam i zënë dhe i lumtur duke shijuar jetën me fëmijët e mi. Unë e dua familjen dhe vlerësoj personat që më duan, ndërsa të tjerët le të shkojnë në djall”.

Në videot e publikuar shikohet EL Chapo me koke të mbuluar dhe pa rroba në pjesën e sipërme të trupit. Bosi i kartelit të drogës Sinaloa u transportua me një avion të sigurisë së lartë në të njëjtin burg që u arratis 6 muaj më parë. Pas ndalimit të tij, shumë funksionarë amerikanë kanë shprehur dëshirën për ekstradimin e El Chapos.

Exit mobile version