Një cikël filmash për më të vegjlit i titulluar “Kinomëngjes i ri” do të fillojë të shfaqet prej sot deri më 18 janar në Kinotekën e Maqedonisë.
Në mesin e filmave të cilat do të shfaqen në kuadër të ciklit janë edhe “Pluhur-pudra e doktor Proktor”, “Zozonët në tokën e erës” dhe „I humburi dhe i ngathti: Mision i pamundur”.
Filmat do të shfaqen si filma të animuar në 3D.
Projeksioni i filmave është prej orës 12.