Site icon PORTALB

Kosovë, sot opozita proteston për rrëzimin e Qeverisë

Protesta e opozitës në Kosovë

Partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma sot do të protestojnë kundër marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi.

Ata kërkojnë llogari nga Qeveria pasi konsiderojnë se me këto marrëveshje është shkelur kushtetuta.

Ata në vazhdimësi kanë përsëritur se koalicioni qeverisës ka mungesë të legjitimitetit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin e komunave serbe.

Protesta e opozitës fillon në ora 14:00, nisja do të bëhet nga Biblioteka Kombëtare, njofton Klan Kosova.

Exit mobile version