Site icon PORTALB

Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni

Moti sot në mbarë territorin e Maqedonisë, kryesisht do të jetë me diell. Nivel të ulët të mjegullave do të ketë paradite, ndërkaq gjatë ditës pritet që moti të jetë më i kthjellët. Pasdite ngadalë-ngadalë, përsëri mbarë Maqedoninë do ta kaplojnë mjegullat, ndërkaq gjatë natës niveli i mjegullave pritet që të rritet, njofton Portalb.

Megjithëse dita do të jetë me diell, mëngjesi do të jetë prapë i ftohtë. Temperaturat e paradites pritet që të lëvizin nga -2 deri më 2 gradë celsius.

Gjatë ditës temperaturat pritet që të rriten, ku në vendet më të larta malore temperaturat pritet që të arrijnë deri më 7 gradë celsius, ndërkaq në mbarë vendin të njëjtat do të lëvizin nga 9 deri më 12 gradë celsius.

Shkupi do të ketë mëngjes të ftohtë me nivel të ulët të mjegullave, ndërkaq gjatë ditës pritet që të ketë periudha të kohëpaskohshme të diellit. Temperaturat do të lëvizin nga -2 deri 0 gradë celsius gjatë paradites, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës nuk do të kalojnë mbi 9 gradë celsius. /Portalb

Exit mobile version