Pas zyrtarizimit të marrëveshjes në mes të Gasshopper dhe Everton për sulmuesin Shani Tarashaj, kanë ardhur edhe reagimet e tifozëve të klubit.
Rrjetet sociale janë pushtuar nga tifozët e Everton, të cilët blerjen e shqiptarit e konsiderojnë si të duhur.
Njëri prej tyre është ambasador në Kosovë. Është Ruairi O’Connell ai që ka shkruar në Facebook: “Mirë se erdhët në Evetton, Shani Tarashaj”.
Por ka edhe shumë tifoz të tjerë të klubit nga qyteti i Liverpool që te lojtari i tyre i ri shohin cilësi të larta. Ka nga ta që thonë të mos kenë dëgjuar kurrë për të deri kur ai është përmendur te jetë i lidhur me klubin, transmeton Klan Kosova.