Site icon PORTALB

Maqedoni, rritet çmimi i duhanit të papërpunuar

Duhani

Është rritur për 70% çmimi i duhanit, duke arritur vlerën prej 186 denarë për kilogram, njofton MIA.

Sipas njoftimit të organeve përkatëse, për katër javë janë grumbulluar më shumë se 80 mijë kg duhan, me një çmim prej 1.251.127.080 denarësh.

Në bazë të marrëveshjeve, duhani grumbullohet në 152 pika grumbullimi dhe në 186 peshore. Vlerësohet se nga korrja e vitit 2015 do të grumbullohen rreth 25 mijë ton duhan. Vitin e kaluar çmimi i duhanit ishte 117 denarë për kilogram.

Exit mobile version