Site icon PORTALB

Ambasada në Athinë do të injorojë takimin e Ahmetit me Kozias

Ali Ahmeti

Ali Ahmeti

Sot në Athinë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti do të takohet me ministrin e jashtëm grek Nikos Kozias. Takimi Kozias- Ahmeti është caktuar për orën 12 sipas kohës lokale në MPJ-në greke, që takimi e paralajmëron përmes njoftimit vetëm 1 orë para fillimit të tij, njofton Portalb.

Në takim nuk do të merr pjesë ambasadori i Maqedonisë në Athinë e as ndonjë përfaqësues tjetër i ambasadës. Arsyeja e mungesës së diplomatëve zyrtar maqedonas në Athinë për takimin është fakti se për vizitën e Ahmetit, as BDI e as nga zyrat e zv/kryeministrit Besimi dhe Xhaferi fare nuk janë drejtuar dhe nuk e kanë njoftuat MPJ-në maqedonase e as zyrën për lidhje të Maqedonisë në Athinë.

Sipas paralajmërimit, parashihet fillimisht të ketë takim sy më sy e më pas edhe takime të delegacionit grek dhe maqedonas. Pas takimeve do të ketë drekë pune.

Siç njoftojnë nga BDI, Ahmeti dhe Kozias do të këmbejnë mendime dhe ide për fqinjësi të mirë, pyetjet e hapura mes dy vendeve si dhe euro- integrimet. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, do të shoqëtohet nga zv/kryeministri i Marrëveshjes kornizë Musa Xhaferi dhe zv/kryeministri i çështjeve evropiane Fatmi Besimi si dhe zëdhënësin e kabinetit të tij, Artan Grubi. /Portalb

Exit mobile version