Site icon PORTALB

Kane “zëvendësuesi” i Cristiano Ronaldo

Harry Kane

Largimi i mundshëm i Cristiano Ronaldos nga Reali i Madridit në fund të sezonit do të hapte një spirale të gjatë transferimesh në merkaton e sulmuesve pasi klubi spanjoll mund të rikthehet në merkato për një emër me peshë.

Në rast se kjo hipotezë konfirmohet, atëherë emri kryesor në listën e Florentino Perez është bomberi i Tottenham, Harry Kane. “Daily Telegraph” e cilëson largimin e luzitanit nga “Bernabeu” si një çështje të mbyllur dhe Zidane ka shprehur dëshirën për të afruar në skuadër anglezin e talentuar, i cili shpërtheu gjatë sezonit të kaluar në Premier League.

Marrëdhëniet mes dy klubeve janë të shkëlqyera që nga periudha e transferimit të Gareth Bale dhe Luka Modric, prandaj presidenti Perez mund të mos hasë vështirësi të mëdha për të arritur te sulmuesi i Kombëtares së “Tre Luanëve”. Kane nënshkroi një kontratë me Tottenham në vitin 2015 dhe klubi londinez nuk ka pranuar t’ia përmirësojë termat financiarë të kontratës përpara përfundimit të këtij sezoni. Kjo ka bërë që Kane të hedhë sytë nga tregu i ofertave pasi disa nga klubet më të mëdhenj të kontinentit po e ndjekin prej kohësh.

Exit mobile version