Site icon PORTALB

Regjimi i Isës dhe i Hashimit po i persekuton deputetët e opozitës

Hysni Gashi

Hysni Gashi

Gjykata e Krimeve të Rënda u ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak 4 deputetëve të opozitës. Tre deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, Albulena Haxhiut dhe Faton Topallit, dhe deputetes nga radhet e AAK-së Donika Kadaj – Bujupi.

Ta kemi të qartë këta deputet po i persekuton pushteti vetëm që po e kundërshtojnë “platformën” e Presidentit të Serbisë Nikoliç që “platforma” e ti ka për qellim ndarjen e Kosovës ne vija etnike përmes Asociacionit siç e vërtetoj edhe Gjykata Kushtetuese.

Po të ishin ne ndonjë shtet tjetër këta deputet të opozitës besoni që ishin vlerësua lart si gardian të sovranitetit të vendit .Kurse të ne po persekutohen, ndiqen me njësi speciale me njësi anit terror dhe burgosen dhe trajtohen si kriminel.

Valle sa vrasjet sa krimet i paskan bere këta deputet të opozitës deri me sot që t’i trajtojnë pushteti ne ketë mënyrë, dhe të reagon ne mënyrë kaq të shpejt, duke par se ka lënde që presin qytetaret me vite neper Gjykata dhe gjyqtaret ,prokuroret flejë mi dosje të krimit dhe korrupsionit të pa shqyrtuara dhe nuk ju bahet vone.

Pra organet ndjekjes duhet ta ndërrojnë qasjen t’i përndjekin dhe t’i arrestojnë ata që shkelen idealet e luftës që shkelen Kushtetutën që nënshkruan ndarjen dhe defunksjalizimin e shtetit që i kanë nga 74 lëndë ne prokurori dhe gjyqësi.
Dhe jo të ndiqen dhe burgosen deputetet e opozitës që e pamundësuan ndarjen e Kosovës.

Po mos të ishte opozita Asociacioni po ashtu edhe Demarkacioni ishin harruar siç u harruan shumë marrëveshje të dëmshme të nënshkruara për shtetin tonë. Edhe Asociacionin edhe Demarkacionin u munduan t’i kalojnë ne heshtje duke thëne Isa dhe Hashimi “madje asnjë presje asnjë pik dhe asnjë shkronje nuk është ne kundërshtim me Kushtetutën”. Imagjinoni po mos të ishte opozita këto marrëveshje ishin harru madje qeveria kishte quajtur si shumë të favorshme për shtetin.

Nuk është patriotizëm vetëm ne rrethana lufte ta mbrosh vendin me armë. Por patriotizëm me i madh është edhe ne liri ta mbrosh të dalësh pa dallim bindjeve politike dhe partiake me protestua e me ngrit zërin kundër kësaj qeverie anti Kushtetuese që me njësi speciale dhe njësi anti terror po mundohet ta finalizoj platformën e Presidentit të Serbisë.

Çka të presim nga një qeveri që e shkel aktin me të lart të shtetit Kushtetutën për interesa të Serbisë dhe të sillet sikur që nuk ka ndodh asgjë Të besojmë prapë të kjo qeveri me gjithë këto dështime?

Prandaj 9 janari është dite vendimtare për shtetin e Kosovës.

Exit mobile version