Ministria e Mjedisit, analiza për ndotësit, Xhaferi: Jo analiza, vendos filtra

Sipas të dhënave nga matjet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor, ditëve të fundit shifrat e ndotjes së ajrit janë në rënie, në krahasim me kohën kur Jugohrom punonte me kapacitet të plotë. Por përsëri, ditën e diel ndotja e ajrit me grimcat PM 10, arriti në 850 mikron për metër kub. Paralelisht me Ministrin e Mjedisit, organizata joqeveritare “EkoGuerila” bën të ditur për TV-21 se do të bëjnë disa analiza rreth ndotjes në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, për të parë lëvizjet dhe ndryshimet eventuale.

“Unë në mënyrë permanente kam thënë dhe vazhdoj të them se përveç Jugohromit ka edhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë në ndotjen e ajrit ambiental, jo vetëm në Tetovë por edhe në Shkup, Kërçovë, Manastir dhe shumë qytete të tjera. Do të analizohen pastaj ato filtra të cilat do të na tregojnë saktë se kush janë indikatorët e ndotjes. Pra, unë nuk marr guximin që  të them se cili është ndotësi më i madh, ose ndotësi më i vogël, sepse unë duhet të flas me fakte”, theksoi Izairi.

Nga ana tjetër, organizatori i protestave për mbylljen e Jugohromit, Arianit Xhaferi, thotë se ministrit nuk i duhet që të identifikojë ndotësit, sepse ata vetëm më dihen. Sipas tij, këto të fundit vetëm duhet që të punojnë në bazë të rregullave ligjore. Pra, në këtë rast, Jugohromi duhet të vendos filtrat, këmbëngul ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button