Site icon PORTALB

Në mbrëmje të reshura të rrëmbyeshme të shiut

Mot i vranët dhe me reshje shiu

Shi

Sot në orët e vona të  pasdites dhe në mbrëmje priten të reshura të rrëmbyeshme të shiut, ndërsa në pjesët më të larta malore borë. Në pjesët perëndimore dhe veriperëndimore vende-vende pritet të bien rreth 50l/m2 shi, kumtoi DPHM.

Nesër në orët e paradites ende do të ketë të reshura të dobëta dhe lokale të shiut, ndërsa gjatë ditës gradualisht do të ndalen dhe vranësira do të zvogëlohet.

Do të fryjë erë mesatare e përkohshme e përforcuar nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor, ndërsa në pjesët jugore përkohësisht do të përforcohet.

Në ditët në vijim do të mbisundojë mot kryesisht stabil dhe relativisht ngrohtë.

Exit mobile version