Site icon PORTALB

Policia në Francë do të mbajë armë edhe pas orarit të punës

Francë, policia

Mësohet se policia në Francë do të mbajë armë edhe pas orarit të punës gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Vendimi i Ministrisë së Brendshme të Francës në lidhje me mbajtjen e armëve nga policia edhe kur është jashtë orarit të punës gjatë gjendjes së jashtëzakonshme u publikua në Gazetën Zyrtare.

Vendimi do të zbatohet gjatë gjendjes së jashtëzakonshme e cila do të mbarojë më 26 shkurt.

Pas sulmeve terroriste më 13 nëntor në Paris ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme, pastaj me ndryshimet ligjor gjendja e jashtëzakonshme ishte zgjatur edhe 3 muaj.

Sindikata e policisë, ka dhënë shembullin e policit i cili ishte gjendur në sallonin e koncertit Bataclan ku humbën jetën 90 persona. Polici ka qenë civil dhe nuk ka pasur armë me vete, ku gjithashtu edhe ai ishte plagosur. Kështu sindikata ka mbrojtur qëndrimin se policët kanë të drejtë të mbajnë armë edhe jashtë detyrës së tyre dhe kanë kërkuar nga qeveria që të bëhen ndryshime.

Në sulmet terroriste më 13 nëntor 2015 në Paris humbën jetën 130 persona, ndërsa 351 të tjerë mbetën të plagosur.

Exit mobile version