Site icon PORTALB

Shkup, masa për qarkullim rrugor me rastin e festës së Buzmit dhe Krishtlindjeve

MPB

MPB

Me rastin e kremtimit të festave fetare Buzmi dhe Krishtlindjet nga ana e policisë rrugore do të merren masa për sigurim të komunikacionit me qëllim të zhvillimit të pandërprerë të manifestimeve.

Siç është parashikuar, sot  do të bëhet pranimdorëzimi i qypit të Buzmit midis kumbarit të deritanishëm dhe të riut të Buzmit, njofton TV21.

Pajtoni do të lëvizë sipas marshrutës vijuese – nga ndërtesa e Teknikës së vjetër popullore në bul.”Aradhat e partizanëve” nr.101, përmes udhëkryqit me bul.”VMRO”, gjysmërreth në bul.”VMRO” në vazhdim të bul.”Aradhat e partizanëve” deri te Tempulli “Shën Klimenti i Ohrit” ku tradicionalisht do të bëhet pranimdorëzimi i kumbarisë në orën 10.

Pas pranimdorëzimit kumbari i ri me pajtonin do të vazhdojë nga bul.”Aradhat e partizanëve” para Tempullit, majtas në bul.”Shën Klimenti i Ohrit”, majtas në rr.”Dimitrija Çuposki”, në vazhdim djathttas nëpër rr.”11 Tetori”, majtas nëpër rr.”Filipi i Dytë”, djathtas në parking hapësirën para restorantit “Stara kuqa”.

Exit mobile version