Site icon PORTALB

Trump: Cruz ka lindur në Kanada, nuk mund të jetë president i SHBA-ve

Donald Trump

Donald Trump

Kandidati kontrovers republikan për zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA, Donald Trump kritikoi kolegun e tij nga rradhët e republikanëve Ted Cruz, i cilët gjithashtu është në garë për kandidat të mundshëm. Ai tha se fakti që Cruz ka lindur në Kanada mund të jetë e rrezikshme në drejtim të kushteve që janë të domosdoshme për zgjedhjen e presidentit, raporton Anadolu Agency (AA).

Pasi disa sondazhe në SHBA tregojnë se kolegu i tij i partisë ka më shumë mbështetje, Trump në një intervistë për “Washington Post”, tha se vendi i lindjes së Cruz është “çështje e rrezikshme” që mund të paraqesë problem në lidhje me kushtin që “presidenti i SHBA-ve duhet të jetë i lindur në territorin e këtij vendi”.

“Republikanët do të detyrohen të pyesin veten. A duam një kandidat i cili dy vite do ti kalojë në gjykatë. Ky do të ishte një problem i madh. Për republikanët ky do të jetë një rrezik i madh, sepse në qoftë se Cruz mbetet kandidat, gjykatës i duhet kohë e gjatë për të marrë një vendim”, tha Trump.

Deklaratat e Trump e bënë të qeshin Ted Cruz, senatorin e Teksasit, i cili tha se ai duhet të merret me gjëra më të rëndësishme.

Sipas Kushtetutës së SHBA-ve, president i Amerikës mund të jetë vetëm një person i cili është i lindur në territorin e këtij vendi. Megjithatë, shumica e juristëve në këtë vend janë dakord se një person, prindërit e të cilit janë qytetarë amerikanë, edhe pse kanë lindur jashtë vendit, mund të kryejnë detyrën e kreut të shtetit.

Ted Cruz ka lindur në vitin 1970 në Kanada, nëna e tij është amerikane dhe babai kubanez, i cili në vitin 1957 u shpërngul në SHBA, por vetëm në vitin 2005 mori shtetësinë. Cruz dy vjet më parë hoqi dorë nga shtetësia kanadeze.

Trump gjithashtu foli edhe për presidentin aktual amerikan, Barack Obama, duke pretenduar se ai nuk mund të jetë president për shkak se ai ka lindur në Kenia. Por, kur doli fakti se Obama, babai i të cilit ishte nga Kenia, ka lindur në Hawaii, Trump nuk ka folur më rreth kësaj teme.

Exit mobile version