Site icon PORTALB

Ish e dashura e Leonardo Dicaprio, Bar Refaeli është shtatzanë

Bar Refaeli

Bar Refaeli

Bar Refaeli është shtatzanë dhe do bëhet nënë për hërë të parë. Lajmin e bëri publik, vetë supermodelja në Instagramin e saj.

Duke iu uruar të gjithë ndjekësve një vit të mbarë, ajo postoi në llogarinë e saj një foto të testit pozitiv të shtatzënisë.

Refaeli u martua në shtator të këtij viti më biznesmenin Adi Ezra, me të cilin ishte në lidhje dashurie prej 2 vitesh.

Këtë dhjetor, supermodelja u akuzua për evazion fiskal dhe u detyrua të dorëzonte pashaportën duke iu nënshtruar rregullit që për 180 ditët e ardhshme nuk mund të largohej nga Izraeli.

Exit mobile version