Për shkak të intervenimeve që do ti kryej EVN Maqedoni, sot për një periudhë të caktuar nuk do të ketë rrymë në disa lagje dhe fshatra të Shkupit.
Nga ora 8:30 deri 15 pa rrymë do të mbeten banorët e fshatit Dobrinë, Tisovicë, Gradovc dhe Dejkovec.
Nga ora 9 deri 15 pa rrymë do të mbeten shfrytëzuesit e rrymës në fshatin Bojanë dhe lagjja “Uashingtonska” në Shuto Orizare.
Pa rrymë do të mbeten edhe banorët e disa lagjeve në Komunën e Karposhit.