Policia e Gjermanisë e ka mbyllur hyrjen në ndërtesën ku vepron kancelarja gjermane, Angela Merkel, pasi që përmes postës ka arritur një pako e dyshimtë e cila po kontrollohet nga ekspertët e eksplozivëve.
Xhirimet televizive i kanë pasqyruar katër kuti të verdha plastike në borë, jashtë kompleksit që është rrethuar nga policia.
“Ne zakonisht i kontrollojmë gjërat që arrijnë me postë dhe sot ka arritur diçka e dyshimtë”, ka thënë për agjencinë AFP, një zëdhënës i policisë federale.
“Zona është e mbyllur dhe specialistët nga Berlini dhe policia federale janë duke u marrë me rastin për së afërmi”, ka thënë ai.
Pavarësisht punës së policisë, agjenda e kancelares Merkel nuk është ndryshuar. Sot në mëngjes ka nisur mbajtja e një takimi tëtë saj me ministrat gjermanë.
Në vitin 2010, policia e kishte zbuluar një pako të dyshimtë që përmbante eksplozivë, e që kishte ardhur nga Greqia në zyrën e kancelares Merkel.