Site icon PORTALB

Pas 1 viti ndalesë, Turan dhe Vidal debutojnë për Barcelonën

Aleix Vidal dhe Arda Turan

Aleix Vidal dhe Arda Turan

Dy lojtarët Arda Turan dhe Aleix Vidal do të mund të debutojnë për Barcelonën sonte pasi kampionit aktual spanjoll i skadoi ndalesa njëvjeçare e sjelljes së lojtarëve.

“Që të dy do të luajnë të mërkurën. Nuk e di sa minuta do të luajnë, por do të mbajnë fanellën e Barcelonës”, tha trajneri Luis Enrique.

Turan dhe Vidal do të luajnë në kuadër të Kupit të Mbretit, ku Barcelona luan kundër Espanyol-it.

Kujtojmë se FIFA vitin e kaluar i ndaloi Barcelonës që të sjellë lojtarë të rinj për shkak të shkeljes së rregullave.

Exit mobile version