Site icon PORTALB

Zjarr në një kopsht në Tiranë, evakuohen 150 fëmijë

Zjarëfikës

Është përfshirë nga flakët një kopsht pranë zonës së Selitës në Tiranë. Mësohet se nuk ka asnjë të lënduar.

Nga informacionet paraprake të policisë, bëhet e ditur se është bërë e mundur nxjerrja nga kopshti i 150 fëmijëve, të cilët nuk kanë pësuar asnjë dëmtim, raporton Tch.

Burimet policore njoftojnë se, “zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike, duke djegur kabllot në mjedisin e brendshëm të kopshtit”.

Exit mobile version