Site icon PORTALB

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Evropë

Tirana

Jo vetëm në vlerë absolute, por edhe e matur nga standardet e fuqisë blerëse, Shqipëria ka pagën minimale më të ulët mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe atyre kandidate, sipas grafikëve që janë publikuar nga Eurostat, me të dhëna që i përkasin korrikut të vitit 2015 (paga minimale për Shqipërinë nuk ka ndryshuar që nga ajo kohë).

Me rreth 300 euro në muaj, të matura sipas standardit të fuqisë blerëse, (paga bruto minimale duke marrë në konsideratë diferencat në nivelin e çmimeve, duke aplikuar metodën e fuqisë blerëse për shpenzimet finale të konsumatorëve), shqiptarët që paguhen me pagë minimale, kanë më pak mundësi për të blerë ushqime e mallra të ndryshme, në krahasim me vendet e Bashkimit Evropian dhe fqinjët, që ashtu si dhe ne janë në pjesën më të madhe kandidate për në BE, raporton BalkanWeb.

Pas Shqipërisë, pagën më të ulët minimale sipas fuqisë blerëse e kanë përkatësisht Bullgaria, Rumania, Maqedonia, Serbia.

Edhe në vlerë absolute, paga minimale në Shqipëri, e shprehur në euro, është më e ulëta, në rreth 160 euro. Më pas renditen Bullgaria, Maqedonia, Rumania dhe Serbia, që e kanë pagën minimale po nën 200 euro.

Në vendet e Bashkimit Evropian, paga minimale varion dukshëm, nga 194 euro në Bullgari në 1923 euro në Luksemburg.

Exit mobile version