Site icon PORTALB

Kur punoni gjatë shtatzënisë mbani mend këto gjëra

Shtatzënë

Shtatzënë

Të punoni gjatë shtatzënisë nuk është e lehtë, andaj në këtë artikull do të mësoni gjërat që duhet t`i dini ë mënyrë që të qëndroni e shëndetshme

Shumica e femrave vazhdojnë të punojnë gjatë shtatzënisë. Kjo është një sfidë për çdo nënë shtatzënë. Duhet të jeni të vetëdijshme se disa detyra të veçanta mund t’ju duken të rënda dhe të mundimshme, dhe se ju nuk mund t’i punoni apo kryeni me të njëjtin ritëm.

Që t’ju lehtësohen të përzierat në punë, qëndroni larg nga të gjithçka që ju shkakton të vjella. Shpesh hani apo kafshoni diçka. Mund të jenë fruta të thata apo ndonjë biskotë. Çaji i xhenxhefilit mund të jetë po ashtu i dobishëm. Pini më shumë lëngje dhe mbani gjithmonë afër vetes një shishe me ujë dhe pini nga një “gllënkë” nga koha në kohë.

Ndjeheni të lodhura, ndërsa ndonjëherë pauzat e shpeshta në punë janë pothuajse të pamundura. Hani ushqime të pasura me hekur dhe protein. Zgjidhni mishin e kuq, mish pule, ushqimet e detit (nuk rekomandohet nëse keni të përziera prej tyre), lakër, bizele, drithëra. Bëni pauza, të shkurtra por le të jenë të shpeshta. Zgjohuni nga vendi, lëvizni dhe bëni zgjatje apo shtrirje. Kur jeni vetëm dhe askush nuk ju shikon, mbyllni sytë, shtrini këmbët tuaja dhe merrni frymë thellë.

Ushtroni. Edhe pse mund të jetë gjëja e fundit që mund t’ju shkojë ndërmend, ushtrimet ju ndihmojnë të jeni më të forta, të keni më pak dhimbje të shpinës, veçanërisht nëse uleni rregullisht në kompjuter.

Shkoni herët në shtrat. Ju nevojiten 7 deri 9 orë gjumë. Siguroni të gjitha komoditetet e nevojshme në dhomë, shtoni më shumë jastëkë sipas nevojës së rehatisë suaj.

Në punë, siguroni një karrige të mirë dhe të përshtatshme, në mënyrë që nga anash t’i mbështetni krahët si dhe nga prapa të keni të mbushur shumë jastëkë. Dhe, nëqoftëse keni nevojë për të dalë jashtë, vishni këpucë sa më të rehatshme.

Zvogëloni stresin. Bëni një listë të gjërave ku do t’i renditni prioritetet tuaja. kërkoni ndihmë nga kolegët tuaj. Bëni herë pas here ushtrimet e frymëmarrjes.

Në asnjë mënyrë mos bartni pesha të rënda, dhe nëse ju duhet të përkuleni, kërrusuni në gjunjë dhe ngadalë përkuluni për të marrë diçka. Gjithashtu, nuk guxoni të punoni jashtë orarit, të ekspozoheni ndaj zhurmës dhe dridhjeve të forta të makinerive.

Exit mobile version