Site icon PORTALB

Forbes: Shqipëria bie me 20 vende në raportin vjetor

Tirana

Revista “Forbes” e rendit Shqipërinë në vendin e 69 sa i përket lehtësisë së të bërit biznes. Ndërsa sa i përket barrës së taksave, vendi ynë mbetet i 109-it që prej 2011-ës, revista sheh një përkeqësim të burokracive ndaj biznesit. Vendi ynë ka nivelin më të ulët të të ardhurave nga taksat në rajon.

Shqipëria vijon të renditet ndër vendet me barrën më të lartë të taksave në rajon, në raportin e fundit të Forbes, “Vendet më të mira për të bërë biznes”, por ajo që e ka ulur rankimin e Shqipërisë është indeksi i burokracisë dhe presionit mbi biznesin (red tape) që sipas revistës është përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa të dhënat e tjera janë të pandryshuara nga viti i shkuar. Ndërkohë megjithë operacionin kundër evazionit ne mbetemi vendi me mbledhjen më të ulët të taksave në rajon. Vendi ynë në total ishte në pozicionin e 69 ndër 144 vende që është një përkeqësim me gati 20 vende nga viti 2014, edhe pse mbetemi ende nën rekordin negativ të 5 viteve të fundit që u shënua në 2013 vendi i 81-të.

Ndërkohë prej vitit 2011 Forbes e rendit Shqipërinë në vendin e 109, nga 144 shtete, sa i përket barrës së taksave mbi biznesin, po ashtu Shqipëria mbetet në të njëjtat pozicione sa i përket aftësisë së saj të mbledhjes së taksave. Ajo renditet  pas Maqedonisë, që ka vijuar përmirësimin e përvitshëm duke kaluar nga e 14 në vendin e shtatë në botë për barrën e taksave, Kroacisë e 34-ta, Rumanisë-50-ta, Malit të Zi  i 55-ti, Bullgarisë e 72-ta. Vetëm Serbia e 110-ta dhe Bosnje Hercegovina e 119-ta renditen më keq se Shqipëria sa i përket barrës së taksave dhe në renditjen totale.

Renditja e Shqipërisë në “Forbes”

Viti 2009,  vendi 96

Viti 2010, vendi 65

Viti 2011,  vendi 64

Viti 2012,  vendi 74

Viti 2013, vendi 81

Viti 2014, vendi 51

Viti 2015, vendi 69

Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:

http://www.mapo.al/2016/01/forbes-shqiperia-bie-me-20-vende-ne-raportin-vjetor

Exit mobile version