Site icon PORTALB

Stamboll, 12 të arrestuar si të dyshuar për planifikim të sulmeve vetëvrasëse

Arrestime të reja në Stamboll

Dymbëdhjetë të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste DAESH u arrestuan të hënën në operacionin anti-terrorist në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Operacioni u realizua pasi zyrtarë të Departamentit të Anti-terrorizmit kanë mësuar se pjesëtarët e DAESH-it kanë planifikuar sulme vetëvrasëse në Turqi.

Policia ka kryer bastisje në 16 vende në 10 rrethe të ndryshme të Stambollit, duke konfiskuar sasi të mëdha të municioneve, dokumente dhe libra dixhitale.

Njëri nga të dyshuarit u arrestua dhe pritet që të gjykohet, ndërsa tre persona u liruan nën masën e vëzhgimit që të paraqiten rregullisht në polici. Tetë të dyshuar u liruan deri në fillim të gjykimit.

Policia tha se po punojnë për arrestimin edhe të pesë të dyshuarve tjerë, të cilët nuk janë gjetur gjatë operacionit të djeshëm.

Exit mobile version