Site icon PORTALB

Maqedoni, rritet numri i të prekurve nga gripi

8 mijë persona të infektuar nga gripi

Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar për rritjet e numrit të të prekurve nga gripi. 131 raste të reja janë shënuar, që është për 20 % më shumë se javën e kaluar, njofton Alsat M.

Numri i përgjithshëm i të sëmurëve për këtë sezon është 1.083. Numër më i madh i të prekurve është regjistruar në Tetovë, Prilep dhe Kumanovë. Deri tani janë vaksinuar mbi 26 mijë persona, numri më i madh i të cilëve janë mbi 64 vjeç.

Instituti i Shëndetit Publik rekomandon që të gjithë personat me sëmundje kronike dhe me imunitet të dobët të drejtohen pranë Qendrave të shëndetit publik ose Njësive rajonale për informacion dhe vaksinim kundër gripit sezonal.

Exit mobile version