Site icon PORTALB

Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për terrorizëm

Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar 2 persona ne aeroportin e Prishtinës. Të dy personat kanë qenë nën hetime nga Drejtoria Kundër Terrorizmit dhe Prokuroria Speciale, raporton Top Channel.

Ata akuzohen për vepren penale organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist.

Personat kanë qenë pjesë e ISIS-it në Siri dhe Irak për një periudhë kohore nga një vit deri në një vit e gjysmë.

Ndaj tyre është caktuar masa e arrestit me burg për 48 orë, njoftoi për mediet mbrëmjen e së hënës zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

Exit mobile version