Inspektimi administrativ ta shqyrtojë punën e Rrjetit hulumtues akademik maqedonas MARnet, kërkoi zëvendësministri për shoqëri informatike dhe administrim Aleksandër Kiracovski, njofton televizioni 21.
Ai pohon se LSDM-ja muajin e kaluar ka dorëzuar kërkesë për regjistrimin e ueb faqes zbogumnikola.mk, por, pas 24 orëve të regjistrimit, e njëjta i është shitur njëfarë Novakovi, një bujku të lagjes Reçani të Velesit. Më vonë, pronësia e emrit të ueb faqes i është bartur Shoqërisë për tregti dhe shërbime “SOLE PROM” me seli në Shkup.
“Ky është një keqpërdorim klasik i institucioneve nga ana e pushtetit të Nikolla Gruevskit. Parashtrohet pyetja se si dhe për interesa të kujt funksionon MARneti, për interesa të pushtetit apo të qytetarëve”, tha Kiracovski.
Ndaj kësaj reaguan nga VMRO-DPMNE-ja, nëpërmjet një njoftimi, ku thonë:
“Në vend se të tregojnë rezultat në prezantimin e ideve dhe të programit, ato tregojnë zero rezultat në këtë fushë dhe merren me regjistrimin e ueb-domenëve, por edhe këtu janë të pasuksesshëm, ndërsa e kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të qeverisë, sepse nuk dinë të regjistrojnë një ueb-adresë”