Site icon PORTALB

Gjermani, sulm ndaj një qendre për azilantët, një person lëndohet lehtë

Të shtëna me armë zjarri ndaj qendrës së azilantëve

Sot në mëngjes ndaj qendrës së azilantëve në Gjermaninë perëndimore është shtënë me armë zjarri, ku si pasojë një azilant lehtë është lënduar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia në Offenbach, 10 kilometra nga Frankfurti, njoftoi se nuk dihet se kush është përgjegjës për incidentin e lartpërmendur si dhe cili është motivi.

Siç theksuan, disa të shtëna me armë zjarri janë shkrepur në drejtim të godinës në vendin Dreiech rreth orës 2.30, ndërsa njëri nga plumbat qëlloi azilantin 23 vjeçarë i cili në atë moment ishte duke fjetur. I plagosuri menjëherë është transferuar në spital, por është lëshuar menjëherë pasi iu ofrua ndihma mjekësore.

Gjermania gjatë vitit të kaluar pranoi rreth një milion refugjatë dhe migrant. Ndonëse shumë gjermanë u shprehën mirëseardhje refugjatëve, vitin e kaluar u shënuan sulme ndaj qendrave të refugjatëve.

Exit mobile version