Site icon PORTALB

Qytetarët e Maqedonisë festojnë 16 ditë në vit

Maqedonia

Shkupi

Sipas kalendarëve kombëtarë dhe ditët e rregulluara ligjore për festim, Maqedonia është midis vendeve në Evropë me më shumë festa në vit, së bashku me Qipron dhe Sllovakinë, njofton MIA.

Në vitin e ri 2016 qytetarët do të kenë më pak fundjava vazhduese sesa në vitin që lamë pas. Nga gjithsej 13 ditë jopune për të gjithë qytetarët, tre lidhen me fundjavat.

Më shumë ditë të lira, gjegjësisht tre për të gjithë qytetarët dhe katër për besimtarët ortodoksë do të ketë për më 1 Maj i cili sivjet përputhen me festën e madhe krishtere Pashkët. Kështu, të gjithë qytetarët do të pushojnë më 30 prill (e shtunë), 1 maj (e diel) dhe 2 maj (e hënë), ndërsa besimtarët ortodoksë do ta kenë ditë jopune edhe Të Premten e Madhe, gjegjësisht 29 prillin.

Ditë jopune janë edhe Dita e iluministëve mbarësllovenë 24 Maji, 5 Korriku, dita e parë e Fitër Bajramit, 2 Gushti – Dita e Republikës dhe 11 tetori – Dita e kryengritjes popullore, të cilët biejnë të martën, si dhe 8 Shtatori – Dita e pavarësisë dhe 8 Dhjetori – Dita e Shën Klimentit të Ohrit, të cilët janë të enjten.

Ditë jopune për vitin 2016:

Për gjithë qytetarët e Maqedonisë
– 01 Janari (e premte), Viti i Ri
– 07 Janari (e enjte), Dita e parë e Krishtlindjeve Ortodokse
– 01 Maji (e diel), Dita e punës, gjegjësisht 2 maji (e hënë) është ditë jopune
– 02 Maji (e hënë) – Krishtlindjet ortodokse, dita e dytë sipas kalendarit ortodoks
– 24 Maji ( e martë) – “Shën Cirili dhe Metodi” – Dita e iluministëve mbarësllovenë
– 05 Korriku (e martë), Fitër Bajrami
– 02 Gushti (e martë), Dita e Republikës
– 08 Shtatori (e enjte), Dita e Pavarësisë
– 11 Tetori (e martë), Dita e Kryengritjes popullore
– 23 Tetori (e shtunë), Dita Luftës revolucionare maqedonase
– 08 Dhjetori (e martë), Shën Klimenti i Ohrit

Për qytetarët e përkatësisë fetare islame:
– 12 Shtatori (e hënë), festa e Kurban Bajramit, dita e parë e Kurban Bajramit

Për pjesëtarët e komunitetit shqiptar:
– 22 Nëntori (e martë), Dita e Alfabetit Shqip

Exit mobile version