Site icon PORTALB

Ekipet turke shpëtojnë dhjetëra persona në Detin Egje

Ilustrim

Ekipet e rojës bregdetare shpëtojnë 57 perona të cilët po tentonin të kalonin ilegalisht në Greqi dhe të cilët kishin mbetur të bllokuar në një ishull të vogël në rajonin Dikili të qytetin Izmir në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të bërë nga Komanda e rojës bregdetare turke mësohet se ekipet pasi morën informacionin se një grup personash në zonën bregdetare Bademli në Dikili të cilët po tentonin ilegalisht në Greqi ishin bllokuar në një ishull janë drejtuar drejt vendit të ngjarjes me helikopterë dhe ajanet e rojës bregdetare.

Ndër të tjera theksohet se helikopteri ka evakuuar nga ishulli i vogël 12 persona ku mes tyre dhe 3 fëmijë që ishin sëmurë, ndërsa 45 presona të tjerë janë evakuuar nga anijet e peshkatarëve për arsyen se anijet e rojës bregdetare nuk mund të afroheshin për shkak se zona ishte shkëmbore.

Gjithashtu mësohet se në 2 ditët e vitit të ri numri i refugjatëve të shpëtuar nga Komanda e Rojës Bregdetare ka arritur në 331 persona, ku ekipet kanë ndërhyrë në 7 ngjarje në rajonet Çeshme, Dikili dhe Bodrum.

Exit mobile version