Site icon PORTALB

Dhuna në SHBA, në ditën e parë të këtij viti janë vrarë mbi 30 persona

Dhuna, foto ilustrim

Mbi 30 persona janë vrarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pasojë e përleshjeve të armatosura në ditën e parë të vitit të ri, thuhet në raportin e së shtunës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këto të dhëna janë publikuar në kohën kur presidenti amerikan, Barack Obama po përfundon shqyrtimin e masave të kontrollit të armëve. “The Gun Violence Archiv”, i cili mbledh të dhënat e incidenteve të armatosura që kanë për burim mediat si dhe burimet zyrtare të qeverisë, ka regjistruar 33 vrasje më 1 janar të vitit 2016 si dhe 106 incidente në të cilat është përdorur armë zjarri, ku kanë mbetur të plagosur 81 persona.

Në ditën e Krishtlindjeve janë vrarë 27 persona, ndërsa 63 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Në dekadën e fundit në SHBA janë vrarë rreth 300.000 njerëz.

Në bazë të evidencës federale, vetëm gjatë vitit 2015 janë regjistruar 52.000 incidente në të cilat është përdorur armë zjarri gjatë të cilëve kanë mbetur të vrarë 13.312 persona dhe rreth 27.000 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Janë regjistruar 330 përleshje të armatosura masive në të cilat kanë mbetur të vrarë së paku katër persona.

Nga shkaku i këtyre të dhënave Obama do të takohet të hënën me prokuroren shtetërore Loretta Lynch në mënyrë që të diskutojnë ligjet e reja për kontroll të armëve të cilat do të duhet të publikohen më 12 janar.

Exit mobile version