10 cm trashësia e dëborës në Kukës

Qyteti i Kukësit është përfshirë nga rreshjet e dendura të dëborës, duke bërë që trashësia e saj në tokë të shkojë 10 centimetra.

Kjo situatë ka vënë në lëvizje shërbimet e Bashkisë. Dy borëpastruese po hedhin kripë dhe mbajnë nën kontrroll rrugët e qytetit, 9 janë në “Rrugën e Kombit” dhe 4 në tunelin e Kalimashit.

Deri tani nuk raportohet të ketë probleme të krijuara nga moti.

Megjithatë Sektori i Policisë Rrugore në Kukës, ju bën thirrje drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes në aksin Tuneli Kalimashit – Morinë.

Sipas Policisë Rrugore në afërsi të tunelit të Kalimashit ka filluar të bie borë ndonëse me intesitet të ulët. Bora po shoqërohet me rreshje shiu, çka e vështirëson lëvizjen e automjeteve.

Gjithashtu edhe në akset rrugore:Krumë –Qaf- Prush . B.Currë –Lekbibaj- Valbonë-Fierzë, ka rreshje dëbore, ndaj këshillohet qarkullimi me zinxhirë dhe shpejtësi e kufizuar.

Shërbimet Policisë Rrugore në gjithë qarkun thonë se ndodhen në gatishmëri për parandalimin e aksidenteve dhe këshillim e drejtuesve të mjeteve për të ulur shpejtësinë. Edhe firmat kontraktuese pohojnë se ndodhen në rrugë duke hedhur kripë dhe skorje për mbajtjen e rrugës në gjendje normale, transmeton Tv Klan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button