Qyteti i Shkupit ka marrë masat e nevojshme në rast të reshjeve më të mëdha të borës

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski gjatë vizitës në ndërmarrjen publike ku është vendosur kripa për nevojat e shërbimit dimëror të kryeqytetit të Maqedonisë ka deklaruar se institucionet kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mirëmbajtjen e rrugëve të kryeqytetit në rast të reshjeve më të mëdha të borës, raporton Anadolu Agency (AA).

“Qyteti i Shkupit këtë vit për ballafaqim me reshjet e dëborës dhe pastrimin e rrugëve kryesore të cilat janë në juridiksionin e qytetit disponon me më shumë se 30 automjete dhe 2500 tonelatë të kripës. Përveç automjeteve të NP ‘Rrugë dhe autostrada’, nëse lind nevoja, do të angazhohen edhe makineri shtesë” deklaroi Trajanovski

Ai sqaroi se në periudhën e ardhshme ekipet e shërbimit dimëror do të ndjekin me vëmendje situatën në 24 orët e ardhshme  në mënyrë që të ndërmarrin aksione aty ku do të jetë e nevojshme.

Qyteti i Shkupit u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve tregtare në qytet dhe të gjithë qytetarëve, që në rast të reshjeve më të mëdha të borës, të respektojnë detyrimet ligjore dhe të pastrojnë akullin dhe borën.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button