Synimi kryesor i serbëve për 2016, themelimi i Asociacionit

Ambiciet kryesore të serbëve të Kosovës për vitin 2016, janë krijimi i mundësive për një jetë më e mirë, si dhe krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që tashmë është synim i njohur për të gjithë, thonë përfaqësuesit e serbëve në institucionet e Kosovës, si dhe njohësit serbë të zhvillimeve politike, shkruan Radio Europa e Lirë.

Vladeta Kostiq, kryetar i Komunës së Graçanicë, që vjen nga Lista Serbe, si partner i koalicionit me LDK-në (Lidhjen Demokratike të Kosovës) dhe PDK-në (Partinë Demokratike të Kosovës) në Qeverinë e Kosovës, thotë se ambicia kryesore e serbëve të Kosovës, në përgjithësi, dhe përfaqësuesve të tyre politikë në institucionet në Prishtinë, për vitin 2016, është që zëri i bashkësisë serbe të dëgjohet më fuqishëm dhe të merret më shumë në konsideratë.

Por njohësit serbë të rrethanave politike, vlerësojnë se zhvillimet politike në vitin 2015 në Kosovë, nuk janë tregues të mirë se gjërat do të ndryshojnë për serbët në vitin 2016, por siç theksojnë ata, zhvillimet e mundshme duhet shikuar me optimizëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button