Një person i panjohur sot në mëngjes ka kryer vjedhje ndaj shoferit të një taksie në Shkup, me ç’rast i ka marrë rreth 3.000 denarë.
Siç njoftoi MPBja, K.GJ (39) në orën pesë të mëngjesit ka denoncuar se një person i panjohur ka kërkuar taksi shërbim nga QT “Kapitol” deri në lagjjen Çair dhe kur kanë arritur në rr. “159” me kërcënim me armë i ka marrë rreth 3000 denarë pas ç’ka e ka braktisur vendin e ngjarjes.
Ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.