Site icon PORTALB

Puberteti te femrat

Puberteti është proces disavjeçarë i ndryshimeve fizike, psiqike dhe emocionale nëpër të cilin kalojnë të gjithë njerëzit me zhvillim normal.

Trupi ynë në mënyrë të shpejtuar ndryshon, por njëkohësisht ndodhin ndryshime edhe në mënyrën se si e sheh botën rreth tij/saj një adoleshent/e.

Shumica e njezëzve e kalojnë pubertetin si një periudhë të pakëndshme – akne, qime të shtuara në vende të caktuara në trup, rritje e peshës trupore, ndjenja të reja të panjohura, erë më e fortë e trupit, ndryshime të shpeshta të disponimit… Kalimi nga “fëmija” në “person të rritur” është unikal për çdo femër.

Derisa te dikush fillon më herët dhe ndodhë me shpejtësi të madhe, tek disa të tjera simptomat paraqiten disa vite më vonë dhe zhvillohen me tempo të ngadalsuar. Pavarësisht dallimeve, është fakt se çdo femër e re kalon gjatë këtij procesi të pjekjes seksuale në një mënyrë e përgatitë trupin për riprodhim.

Kur fillon puberteti tek femrat?

Njëri nga dallimet ndërmjet pubertetit tek femrat dhe meshkujt është pikërisht mosha në të cilën fillojnë ndryshimet e mëdha. Tek gjinia e butë puberteti fillon më herët, ashtu që simptomet e para paraqiten nga mosha 8 – 13 vjeçare. Nga ana tjetër, meshkujt kryesisht hyjnë në pubertet nga mosha 10 – 16 vjeçare.

Është vërejtur se femrat me peshë trupore më të madhe hyjnë në pubertet më herët për dallim nga ata me një fizik sportiv ose më të dobëta.

Në vitet e fundit në mënyrë aktive debatohet për hyrjen e hershme në pubertet të fëmijëve. Është fakt se me kalimin e viteve ka ndryshuar mosha në të cilën fëmijët fillojnë të jenë më të pjekur, kryesisht tek femrat. Hulumtimet e fundit relevante të shpallura nga Akademia Amerikane e Pediatrisë, thonë se mosha mesatare e fillimit të pubertetit tek femrat është në rënie konstante – në vitin 1860 ajo ishte 16,6 vjeç, kurse në vitin 2010 ka rënë deri më 10,5 vjeç. Gjithnjë e më shpesh tek femrat simptomet e para të pubertetit paraqiten para moshës 10 vjeçare.

Për pjesën më të madhe të femrave, shfaqja e gjinjëve është shenja e parë për pjekuri trupore.

Çfarë ndryshime shfaqen tek femrat gjatë kohës së pubertetit?

Shkaktarë për ndryshimet e dukshme dhe të padukshme tek femrat në pubertet janë hormonet. Në fakt, estrogjeni shkakton më shumë ndryshime në trupin e femrës.
Ja se cilat ndryshime janë më karakteristike për pubertetin tek femrat:

Kur përfundon puberteti?

Janë të nevojshme disa vite ashtu që trupi i femrës të kalojë në të gjitha ndryshimet e pubertetit. Mesatarisht, femrat përfundojnë pubertetin në moshën 15 – 17 vjeçare. /Femina.al/

Exit mobile version