Site icon PORTALB

Nis bora e parë për 2016, Prishtina “vishet” me të bardha

Bora e parë në Prishtinë

Kryeqyteti i Kosovës Prishtina, është zgjuar sot me borën e parë për këtë vit.

Rënia e temperaturave e dha efektin e saj edhe në Kosovë, gjë që ishte paraparë edhe nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

IHMK thotë se në këto momente Kosova përfshihet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -6 deri- 2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 0-2 gradë Celsius.

Exit mobile version