Site icon PORTALB

Valencia vendos për të ardhmen e Benitezit

Rafael Benitez

Rafael Benitez

E ardhmja e trajnerit të Real Madridit, Rafa Benitez mund të vendoset në stadiumin në të cilin triumfoj në Spanjë dhe Evropë. Trajneri spanjoll do të ketë një sfidë të madhe në Mestalla, pasi në rast të humbjes do të shkarkohej nga presidenti, Florentino Perez, shkruan Fichajes.net.

Kjo do të ishte edhe një dëshmi më shumë se Benitez nuk është për Realin, pasi do të humbiste pothuajse në të gjitha ndeshjet e mëdha, si kundër Barcelonës, Villarealit, Sevillas dhe barazimit me Atletico Madridin. Por, në anën tjetër në rast të fitores, Benitez do të konfirmohej në stolin e Real Madridit.

Exit mobile version