Site icon PORTALB

Wenger zbulon sekretin e suksesit të Mesut Ozilit

Mesut Ozil

Trajneri i Arsenalit Arsene Wenger zbulon sekretin e suksesit të Mesut Ozilit i cili këtë sezon ka luajtur në mënyrë të shkëlqyer.

Ozil këtë sezon ka filluar në 18 nga 19 ndeshjet në Ligën Premier, që në fakt është shumë e rëndësishme nëse merret parasysh fakti se shumica e mesfushorëve të Arsenalit janë të dëmtuar.

“Ozilit i kam dhënë një herë një javë pushim për shkak të ndeshjes me kombëtaren. Momentalisht nuk trajnon shumë, e kemi lënë të pushojë shumë në mes të ndeshjeve. Ai është një djalosh i cili nëse fiton kondicion fizik nuk ka nevojë të zëvendësohet në mes të ndeshjeve, por vetëm dëshiron të luajnë. Ekzistojnë tri lloje të lojtarëve, kryesisht teknikë, të cilët duken sikur ata kanë nevojë për më pak energji për të luajtur. Kjo është e natyrshme për ta”, ka thënë Wenger për mediat britanike.

Exit mobile version