Site icon PORTALB

Leja për vozitje, autoshkollat kundërshtojnë ndryshimet ligjore

Leja për vozitje

Leja për vozitje

Nga 8 janari i vitit 2016 parashihen ndryshime në Ligjin për siguri në komunikacion rrugorë, i cili ka të bëj me auto shkollat dhe kandidatët për marrjen e patentë së shoferit, njofton TVM2.

Këto ndryshime parashohin çdo veturë të ketë kamerë dyanëshe për të inçizuar marshutën dhe prezencën e kandidatit dhe instruktorit në veturë,  si dhe te ketë  te kyçur kamerë ne hapësirën ku zhvillohet pjesa teorike e mësimit.

Për ata te cilët do te veprojnë  në kundërshtim me ligjin parashihen gjoba deri ne 4000 euro.

Por në lidhje me këto ndryshime të ligjit ankohen autoshkollat. Ato thonë se kjo praktikë nuk është as në shtetet e BE-së, ndërsa me këto ndryshime cenohet privatësia.

“Ndryshimet e ligjit nuk janë në favor të autoshkollave dhe në favor të instruktorëve dhe të kandidatëve. Por ligjdhënësi e ka paraparë pas rregullores dhe presim prej 8 janarit që të fillon të zbatohet rregullorja e re. Cenohet diskrecioni I kandidatëve kemi reagime prej palëve, kandidatëve tone”, tha pronari i autoshkollës “AR-DI”,  Nexhmedin Fazliu.

Në lidhje me këto ndryshime ankesë ka paraqitur shoqata e autoshkollave te Republikës se Maqedonisë dhe instruktorëve deri te Gjykata Kushtetuese.

Exit mobile version