Site icon PORTALB

Mustafa: Në LDK janë disa persona që nuk e duan Thaçin President

Isa Mustafa

Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thënë për DW se është punuar shumë në plotësimin e kritereve dhe më pas rekomandimeve për libralizimin e vizave.

“Ëshë bërë një punë e madhe prej vitit 2012 deri më sot. Në shtator të këtij viti është dhënë një vlerësim i komisionit vlerësues dhe është thënë se nga 95 kritere sa ka pasur Kosova, janë plotësuar 87. Ndërsa pjesa tjetër është plotësuar pjesërisht dhe janë dhënë sugjerime se si të plotësohen ato. Ne kemi punuar shumë në këtë drejtim. Tani thuhet se duhen plotësuar edhe disa kritere të tjera, që ne i konsiderojmë si plotësisht të padrejta, sepse janë dyfishuar kriteret për Kosovën në krahasim me vendet e tjera”, tha ai.

Mustafa ka theksuar se janë në një situatë shumë të pakëndshme ndaj qytetarëve, sepse kanë bërë përpjekje maksimale që të përmbushin të gjitha kërkesat e faktorit ndërkombëtar, duke përfshirë edhe dialogun me Serbinë, që është një proces shumë i rëndë.

“Ne nuk mund të shetisim nëpër Evropë për të dialoguar për Kosovën, përderisa qytetarët tanë janë të izoluar. Kjo do të ishte jo etike. Ndaj ne kërkojmë një përgjigje të qartë të BE, se çfarë do të ndodhë me liberalizimin e vizave’, ka shtuar Mustafa.

I pyetur se a do të ketë zgjedhje të reja vitin e ardhshëm, kryeministi Mustafa ka thënë se zgjedhje nuk ka deri në vitin 2018 dhe se Marrëveshja nuk është në kundërshtim me Kushtetutën.

” Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se disa pika të Marrëveshjes nuk janë në përputhshmëri të plotë me frymën e Kushtetutës dhe ne do t’i kemi parasysh këto gjëra që në hapat e mëtutjeshëm të themelimit të Asociacionit, çdo gjë të jetë në përputhje me Kushtetutën. Marrëveshja nuk është akt juritik por politik. Statuti është akt juridik dhe ne aty duhet të kemi parasysh të gjitha sugjerimet e Gjykatës Kushtetuese”, ka theksuar ai.

Duke folur për zgjedhjen e Thacit për president, Mustafa ka thëë se ka zëra, është një numër shumë i kufizuar i deputëtëve nga grupi parlamentar i LDK, por ata nuk e rrezikojnë fare zgjedhjen e Thaçi për president.

Exit mobile version