Site icon PORTALB

Urimi i presidentit të Greqisë për Vitin e Ri: Maqedonia e falsifikon historinë

Prokopis Pavlopulos

Prokopis Pavlopulos

“Falsifikim të historisë, kërkoni ndryshim të kufijve, shpikni minoritete”, kjo është një pjesë nga mesazhi i urimit të presidentit grek, drejtuar Maqedonisë. Për dallim nga politikanët tjerë grek, të cilët duke iu drejtuar publikut, janë përmbajtur vetëm në ndodhitë politike të brendshme të Greqisë dhe u kanë dërguar urata qytetarëve për vitin e suksesshëm, Prokopis Pavllopullos, nuk e ka lëshuar mundësinë që përsëri ta sulmojë Maqedoninë, njofton Portalb.

“Në lidhje me Ish Republikën e Jugosllavisë Maqedoninë, kuptohet se përveç asaj që duam normalizim të plotë, duam edhe përforcim themelor të çfarëdo llojit të lidhjeve tona. Pasi që do të integrohet në BE në bazë të drejtave evropiane dhe ndërkombëtare, është e papranueshme që të kërkojë emër, e cila përveç falsifikimit të historisë, shpërndanë irredentizëm, duke lënë çështje të hapura, si për shembull, ndryshimi i kufijve dhe shpik minoritete etnike të pabaza”, tha presidenti grek, Prokopis Pavllopullos. /Portalb

Exit mobile version