Site icon PORTALB

Steinmeier: Evropa po ballafaqohet me kërcënimin më serioz të paqes

Frank-Walter Steinmeier

Gjermania është e gatshme që të udhëheqë fqinjët e saj në kohë të turbullta, tha ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, me rastin e marrjes së kryesimit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), raporton Anadolu Agency (AA).

Ai theksoi se Evropa po përballet me një kërcënim shumë serioz për paqen dhe sigurinë. “Ne jemi të ballafaquar ndoshta me kërcënimin më serioz për paqen dhe sigurinë në Evropë që nga fundi i Luftës së Ftohtë”, tha Steinmeier.

Sipas tij, prioritet i OSBE-së do të jetë zgjidhja paqësore e konfliktit në Ukrainë dhe premtoi se do të rikthejë “besimin e humbur brenda Evropës”.

“Vetëm atëherë do të jetë e mundur për të rikthyer rendin e stabilitetit të sigurisë në Evropë”, tha Steinmeier.

Exit mobile version