Site icon PORTALB

Këtë vikend pritet bora e parë e 2016-ës në Kosovë

Stuhi dëbore në SHBA

Stuhi dëbore

Pas një periudhe të gjatë kohore pa reshje më në fund Kosova gjatë fundjaves, kryesisht gjatë natës së shtunës dhe ditës së diele do të përfshihet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik të cilat do ta përfshijnë tërë territorin e saj. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, këto masa meqë janë të lagështa dhe vijnë nga drejtimet e ndryshme të Kontinentit, do të shoqërohen me vranësira të dendura dhe reshje shiu dhe bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -6 deri- 2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 0-2 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe më pas nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5 metër për sekondë.

Exit mobile version