Një 2 vjeçar plagosur nga plumbi qorr në Prishtinë

Gjatë festimeve të vitit të ri në qendër të Prishtinës, në sheshin Zahir Pajaziti, nga një plumb “qorr” u plagos një 2 vjeçar derisa po festonte me prindërit e tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të policisë së Kosovës, pas festimeve me fishekzjarre dhe mjete të tjera piroteknike, ndihmë mjekësore në Qendrën emergjente të QKUK-së kanë kërkuar 15 pacientë, ndërsa rasti më i rëndë ishte djaloshi 2 vjeçar i plagosur në këmbë.

Fatmirësisht plumbi nuk ka prekur ndonjë pjesë vitale të trupit. Pas intervenimit mjekësor vogëlushi u lirua për shërim të mëtutjeshëm në shtëpi.

Policia e Kosovës ka raportuar se festa e sivjetme e natës së Vitit të Ri ka kaluar më qetë dhe me më pak incidente në krahasim me vitet e kaluara

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button