Tetovarët në ditën e parë të 2016-ës frymojnë lirshëm!

Banorët e Tetovës dhe rrethinës këtë vit të ri e filluan me ajër më të pastër, për shkak të mbylljes së mbrëmshme të fabrikës së Jugohromit. Oxhaqet e Jugohromit, për dallim nga ditët e tjera, sot nuk kanë tymosur. Tetovarët në mënyra të ndryshme festuan natën e ndërrimit të motive, njofton Alsat M.

Nata e ndërrimit të viteve nuk ka kaluar pa incidente. Katër persona janë lënduar lehtë nga fishek zjarret, ndërsa tre persona janë lënduar nga aksidentet e trafikut.

Ndërsa e bukura e natës së mbrëmshme, ishte ardhja në jetë e Poemës së vogël, nga e ëma Vjollca. Poema ka lindur me peshë prej 3 kilogram dhe me një gjatësi prej 50 centimetra. Poemën e vogël sot e ka vizituar edhe kryetarja e komunës së Tetovës, e cila i ka ndarë një dhuratë prej 40 000 denarësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button