Si pasojë e fundosjes së një anijeje në lumin Nil të Egjiptit të paktën 12 persona kanë humbur jetën.
Prefekti i Kefr Shejh, Es-Sejjid Nasr tha për gazetarin e AA se numëri i të vdekurve nga fundosja e një anijeje në lumin Nil është 12. Ai ka theksuar gjithashtu se operacioni i kërkim-shpëtimit është duke vazhduar.
Ndërkohë për shkaqet e aksidentit dhe për numërin e personave të gjendur në bordin e anijes nuk është dhënë informacion.
Nga ana tjetër agjencia e lajmeve zyrtare e këtij vendi, MENA duke u bazuar tek dëshmitarët okularë ka thënë se në anije gjendeshin 13 persona dhe se operacioni i kërkim-shpëtimit ende vazhdon, ndërkohë mediat lokale kanë pretenduar se në këtë anije gjendeshin 22 persona dhe se shkaku i aksidentit është pesha e madhe si dhe kushtet atmosferike.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Halid Muxhahid më parë në një deklaratë kishte thënë se 6 persona kanë humbur jetën.