Site icon PORTALB

Ku e pritën politikanët Vitin e Ri?

Viti i Ri, Shkup

Foto arkiv

Nata e Vitit të Ri, për shumë njerëz është nata e shpresës dhe sfidës. Qytetari i zakonshëm di të gëzohet për gjera të vogla. Sekreti i vërtetë i lumturisë për atë është në atë që të kërkojë më shumë nga vetvetja, ndërsa më pak nga të tjerët. Si është te politikanët? Në prag të Vitit të Ri, dëshirat edhe ndjenjat janë të njëjta. Ata dëshirojnë lumturi, shëndet dhe mirëqenie. Për natën e Vitit të Ri, ashtu si edhe shumica e qytetarëve, kështu edhe politikanët, Vitin e Ri e pritën me familjet e tyre, njofton TV21 në emisionin “10 minuta”.

Zëvendëskryeministër për eurointegrime Fatmir Besimi, nuk e lë rrethin e më të afërmve. Siç thotë, kjo është nata për shoqërim dhe harmoni me familjen.

Ministri i Mjedisit Jetësor, Nurhan Izairi, shpreson se në vitin e ardhshëm në bashkëpunim me qytetarët do ta zgjidhë problemin me ndotjen e madhe. Vitin e Ri e priti në shtëpi me familjen e tij. Të gjithëve për Vitin e Ri i uron shumë shëndet dhe suksese.

Ndryshe nuk është edhe te deputetët. Secili në mënyrën e vet, dhe pothuajse të gjithë do të jenë në atmosferë familjare, në shtëpi për Vitin e Ri.

Për Rustemin, viti 2015, në aspektin politik ka qenë vit shumë i vështirë.

Pas nesh lëmë një vit shumë të vështirë për të gjithë qytetarët, sidomos për shqiptarët. Unë shpresoj se ky vit nuk do të përsëritet kurrë më. Shpresojmë se viti 2016, do të jetë vit i lumtur, i cili do të sjellë risi dhe gjëra të mira për shqiptarët, tha Orhan Ibrahimi nga PDSH.

Deputetja e PDSH-së, Kaltrina Izizi, shpreson për një vit më të mirë dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Exit mobile version